Vjen paralajmërimi i fortë/ Donald Trump: Do të përzë së shpejti njerëzit e lindur në SHBA
Lajmifundit
/
1 Korrik 2025, 22:05
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë “puna e radhës”.
Trump shqyrtoi një listë të krimeve të dhunshme dhe tha se disa kriminelë “nuk janë të rinj në vendin tonë, ata janë të vjetër për vendin tonë”.
“Shumë prej tyre kanë lindur në vendin tonë. Mendoj se duhet t’i nxjerrim menjëherë që këtej.
Kjo do të jetë puna tjetër që do të punojmë së bashku.”, u shpreh Trump.
Nuk është hera e parë që Trump e ka ngritur këtë ide dhe vlen të përmendet se administrata e tij po përpiqet gjithashtu t’i japë fund shtetësisë automatike me të drejtë lindjeje.