Replikat/ Gazetarja nga Kosova ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën në Shkup, ja reagimi i kryeministrit!

Aktualitet

Replikat/ Gazetarja nga Kosova ulet në gjunjë për të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për një deklaratë për mediat, ku nuk kanë munguar batutat me një gazetare nga Kosova.

Gazetarja, për shkak të hapësirës së kufizuar, ishte ulur në gjunjë për të bërë pyetjen, çka ka sjellë edhe një shkëmbim fjalësh me kryeministrin shqiptar, në mënyrë krejtësisht miqësore dhe me humor.

Replikat mes tyre vijuan kështu:

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.

Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri, zoti Rama, jo te gjatësia.

Rama: Jo, nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë… megjithatë, cila ishte pyetja?

Kryeministri vijoi më pas me përgjigjet e tij për çështjet e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, ndërsa shkëmbimi me gazetaren u konsiderua nga të pranishmit si një episod batutash në stilin e zakonshëm të Ramës gjatë komunikimit me median.

ME TE LEXUARAT