Arrestohen 6 persona para vizitës së Albin Kurtit në veri të Kosovës

Kosovë&Rajon

Arrestohen 6 persona para vizitës së Albin Kurtit në veri të

Gjashtë persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi nuk kanë respektuar urdhërata e zyrtarëve policorë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veron Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se ata janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë.

KosovaPress merr vesh që pesë serbët e arrestuar dhe një shqiptar, nuk janë larguar në distancën që kërkonte policia, në momentin kur pritej që në atë pjesë të vinte kabineti qeveritarë në detyrë, dhe zyrtarë të Mitrovicës së Veriut e Jugut, për të vënë gurthemelin e dy urave që do të ndërtohen në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Ata janë futur nëpër veturat e policisë dhe pas deklaratave në stacionin policor, pritet të lirohen në procedurë të rregullt.

Më vonë aty ka arritur kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se këto dy ura do ta bëjnë numrin e urave në 37 gjithsej në lumin Ibër. Ai tha se presin që në vjeshtë të përurojnë këto dy ora.

Ura për automjete dhe këmbësorë do të jetë 51 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë. Ura tjetër do të jetë vetëm për këmbësor me gjatësi 41 metra dhe gjerësi 47 metra.

ME TE LEXUARAT