Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Aktualitet

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Rugën e Arbrit.

Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, një kamion me ngarkesë është përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa si pasojë e aksidentit ka patur edhe bllokim të këtij aksi rrugor.

ME TE LEXUARAT