Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit

Bota

Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar

Lëkundja është raportuar si më e forta që ka goditur qytetin në 40 vitet e fundit. Banorët e zonës e ndjenë fuqishëm dhe shumë prej tyre dolën nga banesat për shkak të frikës, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Lëkundjet u ndjenë përfshirë Fuorigrottën, Bagnolin, Agnanon, si dhe në komunat përreth si Bacoli, Pozzuoli dhe Giugliano.

Megjithë frikën për rrëshqitje shkëmbinjsh në Punta Pennata dhe pranë Kështjellës së Baia-s, fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri dhe po bëjnë kontrollime në infrastrukturë dhe transport, ndërsa hekurudha dhe linjat lokale janë pezulluar përkohësisht për verifikime.

ME TE LEXUARAT