Izraeli sulmon lokalet në Gaza, të paktën 30 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë
Izraeli ka nisur dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Gazën, me në shënjestër pjesën veriore të qytetit të Gazës, pasi ushtria lëshoi kërcënime për evakuim të detyruar, duke rritur frikën e një sulmi tokësor të intensifikuar.
Një sulm detar izraelit ka shënjestruar një kafene buzë detit në Gaza, duke vrarë më shumë se 30 persona, përfshirë gra, fëmijë dhe gazetarë, ndërsa ata kërkonin pushim nga kampet e zhvendosjeve.
Një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Gaza i tha Al Jazeera se vrasja e njerëzve ndërsa kërkojnë ushqim është e papranueshme dhe duhet të hetohet.
Me heret një palestinez u vra dhe tetë të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihmë në lindje të Khan Younis, konfirmoi Kompleksi Mjekësor Nasser.
Incidenti i shtohet një liste në rritje të sulmeve vdekjeprurëse që synojnë palestinezët që kërkojnë ndihmë humanitare në Gaza.
Më parë, spitali raportoi se forcat izraelite vranë të paktën 21 persona dhe plagosën 20 të tjerë, ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihmën ushqimore, e cila ishte shumë e nevojshme në jug të Gazës.
Ushtria izraelite pranoi se civilët palestinezë janë qëlluar për vdekje nga ushtarët në qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza.