"Hetim zyrtarëve të lartë", ish-prokurori akuzon Ina Ramën: Të merret në pyetje për "21 janarin"
Ish-prokurori Ervin Karanxha kërkon që hetimet për çështjen e “21 Janarit” të shkojnë deri te zyrtarët e lartë.
Ai deklaron se kryeprokurorja e asaj kohe Ina Rama, duhet të merret në pyetje se pse nuk veproi.
Sipas tij, ka pasur mungesë totale të vullnetit të prokurorisë për të hetuar këtë ngjarje.
"Vendimi i Gjykatës së Strasburgut thotë se duhet të ishin hetuar zyrtarët e lartë, përveç atyre që janë hetuar nga Prokuroria e Tiranës. Zyrtarët e lartë duhet të hetoheshin nga kryeprokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë duhet të ishin hetuar që në fillim. Hetimi duhet të fillojë nga Ina Rama. Problemi është se nuk i ke hetuar fare zyrtarët e lartë, për të cilën kompetencën e kishte Prokurori i Përgjithshëm.
U kërkua heqja e imunitetit për tre deputetë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, por nuk u hetuan fare. Sot ne rrimë mbas 15 vitesh merremi me këtë punë, duhet të ishin hetuar. Të pyetet pse nuk u hetuan zyrtarët e lartë. Marrja e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka rëndësi. Kemi një audio përgjim, duhet parë vlera juridike e tij.
Sot e kësaj dite nuk është pyetur ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. A duket normale që mos të jetë pyetur as pas 15 vitesh? Kjo dosje është dosje e vjetër me 4 viktima, por ka dhe shumë persona të tjerë që kanë rrezikuar veten, duke përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste por dhe popull të thjeshtë. Popullit shqiptar i duhet thënë çfarë ka ndodhur.
Mund të ketë një shkak Prokurori i Përgjithshëm pse nuk i ka hetuar zyrtarët e lartë, mund të thotë që i kanë bërë presion nëse i kanë bërë. Ina Rama të pyetet pse nuk ka bërë detyrën. Me cilët krerë shteti ka komunikuar? Duhet të pyetet me detaje, pse nuk është marrë dosja përsipër. Për tre deputetë të Partisë Socialiste është kërkuar heqja e imunitetit, por nuk ke nisur asgjë. Pse nuk është zbatuar ligji?
Ka pasur mungesë totale të vullnetit të prokurorisë për të hetuar këtë ngjarje. Është një dëm shumë i madh sa i është bërë dosjes, megjithatë le të rikuperohet çfarë mund të rikuperohet. Më mirë një vendim se sa zgjatje e dosjes pafund. Shkelësit e ligjit ka një pasojë dhe me praktikën e SPAK, të merret në pyetje një herë Ina Rama dhe pastaj mund të hetohet.
Ke një çështje Durrës-Kukës që e ke nxjerrë jashtë afatit, ke dhe “21 Janarin”. Në të dyja dosjet ministër ka qenë Lulzim Basha, pse e ke ndihmuar? Emërimi i Ina Ramës është bërë nga Lulzim Basha, prej tij ka kaluar vetingun. Ka bërë dhe deklarime Jozefina Topalli që më pusho ti çështjet dhe je në KPA. Janë shumë gjëra që duhet të hetohen me deklarim për Ina Ramën", theksoi Karanxha ne mcn tv.