“Babai im biologjik është Laert Vasili”, Krisa Cushi habit rrjetin me deklaratën e saj
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, ku ajo thotë se aktorin Laert Vasilin e ka baba.
Aktualisht, Krisa dhe Laerti ndodhen në Itali, ku po xhirojnë një film të ri që pritet të publikohet së shpejti.
Në videon e publikuar, Krisa shfaqet duke thënë me humor se Laert Vasili është babi i saj biologjik.
Më pas të dy shihen duke qeshur, duke lënë të kuptohet se kjo është pjesë e një skene të filmit të ri dhe jo një ngjarje reale.
"O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”.
"Më në fund, u bëra me fëmijë..."- ia kthen Laerti.