Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave të larta!

Soft

Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave

Gjatë verës, temperaturat ekstreme dhe aktivitetet në plazh mund të bëhen rrezik për shëndetin e zemrës, veçanërisht për personat me sëmundje kardiovaskulare. Kardiologia Dr. Daniela Teferiçi, në një intervistë për Dritare TV, theksoi se i nxehti i madh dhe futja e menjëhershme në ujë të ftohtë janë faktorë të rrezikshëm që mund të shkaktojnë ndalje të zemrës apo aritmi fatale.

Kujdes me ujin e ftohtë pas diellit të fortë! Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës trupore, si nga nxehtësia ekstreme në ujë të ftohtë, mund të shkaktojë spazma të enëve të gjakut dhe ndalje të zemrës, paralajmëron mjekja.

Gjithashtu, gjatë sezonit të verës rritet rreziku për infarkte të miokardit, për shkak të dehidratimit, ekspozimit në diell dhe lodhjes së tepërt. Simptoma si dhimbja e fortë në gjoks, djegie ose shtrëngim gjatë lodhjes apo në të ftohtë, nuk duhen neglizhuar dhe duhet menjëherë konsultë mjekësore.

Kujdes i veçantë për personat mbi 50 vjeç, sidomos ata me hipertension, diabet, kolesterol të lartë apo që konsumojnë duhan. Këta janë faktorë të njohur që rrisin rrezikun për sëmundje koronare.

Çfarë të bëni në rast urgjence? Nëse dikush dyshohet se po përjeton një infarkt, ndihma e parë është transportimi i menjëhershëm në një qendër mjekësore. Çdo sekondë është jetike.

Këshilla për pushuesit në plazh:

Pini mjaftueshëm ujë

Mos ekspozohuni gjatë në diellin e mesditës

Futu në ujë gradualisht, jo menjëherë pas ekspozimit në diell

Kontrolloni shëndetin përmes një çekapi të plotë, pa dallim sezoni.

ME TE LEXUARAT