Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë, mbërrijnë forcat zjarrfikëse
Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës, pranë fushës së mbetjeve. Në vendgjarje mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.
Raportohet që nuk është fusha e mbetjeve, por vendgrumbullimi i inerteve ku hidhen dhe goma makine.
Nga informacionet paraprake janë materiale plastike të cilat dyshohet se i hedhin persona të ndryshëm nga vendet përreth.
Kujtojmë se në 7 Qershor në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, ra një zjarr i madh që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës në kuadër të sezonit turistik. Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, i cili e cilësoi zjarrin të qëllimshëm, ngjarje e përsëritur, me qëllim dëmtimin e imazhit të qytetit në këtë sezon veror dhe turistik.