Luftojnë në krah të Rusisë, Kim Jong Un mbulon me flamuj ushtarët e vrarë në Ukrainë
Lajmifundit
/
30 Qershor 2025, 21:45
Bota
Mediat shtetërore në Korenë e Veriut kanë publikuar imazhe të Kim Jong-un duke mbuluar me flamurin e vendit arkivolet e ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Pheniani konfirmoi për herë të parë në prill se kishte dërguar trupa për të luftuar për Moskën në luftën në Ukrainë, pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi ushtarak midis Kim dhe Vladimir Putin verën e kaluar.
Në pamjet e publikuara, Kim shihet duke qëndruar pranë rreshtave të arkivoleve, duke i mbuluar ato me flamuj.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KRT, transmetoi ceremoninë, në të cilën mori pjesë edhe Ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova