Pas Venezuelës dhe Iranit, radha e Greonlandës?! I dërguari i Trump: Ka ardhur koha që SHBA të…

Bota

Pas Venezuelës dhe Iranit, radha e Greonlandës?! I dërguari i

I dërguari i SHBA-së në Groenlandë, Jeff Landry ka rikthyer në vëmendje dhe një herë synimet e Uashingtonit zyrtar për të marrë ishullin artktik. Në një intervistë për mediat amerikane, Landry ka deklaruar se ka ardhur koha që SHBA-të të forcojnë praninë e tyre në territorin autonom danez, pasi sipas tij, Greonlanda ka nevojë për SHBA-në.

“Mendoj se është koha që SHBA- të të vendosin gjurmët e tyre përsëri në Groenlandë. Mendoj se po e shihni presidentin duke folur për rritjen e operacioneve të sigurisë kombëtare dhe zhvendosjen e personelit në disa baza në Groenlandë. Groenlanda ka nevojë për SHBA-në”, tha Jeff Landry.

Ushtria amerikane aktualisht ka vetëm një bazë në Groenlandë, në Pitufik në pjesën veriore të ishullit, nga 17 që kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Trump ka argumentuar vazhdimisht se SHBA-të duhet ta kontrollojnë Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke vënë në dukje se përndryshe ishulli rrezikon të bjerë në duart e Kinës ose Rusisë.

Groenlanda është në rrugën më të shkurtër midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për raketat. Ajo ka depozita të pashfrytëzuara të metaleve të rralla dhe mund të luajë një rol vendimtar ndërsa shkrihen akullnajat polare dhe hapen rrugë të reja detare. Sipas raporteve të fundit, Uashingtoni po kërkon të hapë tre baza të reja në pjesën jugore të ishullit. Një marrëveshje mbrojtëse e vitit 1951, e përditësuar në vitin 2004, tashmë i lejon SHBA-së të vendosë më shumë trupa dhe të forcojë objektet e saj ushtarake në Groenlandë, me kusht që të informojë paraprakisht Danimarkën dhe Groenlandën.

Presidenti amerikan përsëriti kërcënimet e tij në janar se SHBA-të do të pushtonin Groenlandën dhe një grup pune që përfshinte SHBA-në, Danimarkën dhe Groenlandën u formua për të adresuar shqetësimet e shprehura nga Trump. Në një intervistë të botuar të mërkurën nga gazeta e Groenlandës Sermitsiaq, Landry u përpoq të ringjallte shpresat për pavarësi për territorin. Edhe pse sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e banorëve të Groenlandës mbështesin pavarësinë e ardhshme nga Danimarka, qeveria e tyre nuk ka një plan të menjëhershëm për këtë, pasi shumë çështje mbeten të hapura, veçanërisht në lidhje me ekonominë e ishullit, e cila varet shumë nga Danimarka.

“Unë besoj se ka mundësi të jashtëzakonshme që mund t’u lejojnë banorëve të Groenlandës të kalojnë nga varësia në pavarësi”, këmbënguli Landry në intervistë.

ME TE LEXUARAT