Rrëzohet aeroplani privat në Zvicër/ Ndërron jetë piloti 64-vjeçar, ende nuk dihet shkaku

Bota

Rrëzohet aeroplani privat në Zvicër/ Ndërron jetë

Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani privat në Zvicër njoftuan autoritetet policore.

Sipas policisë zvicerane, ngjarja ndodhi në zonën e Oberlangenegg, ku një aeroplan privat u rrëzua në një fushë rreth orës 13:30 me orën lokale.

Piloti, një shtetas zviceran 64-vjeçar, humbi jetën në vendngjarje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim.

ME TE LEXUARAT