Shkëmbeu mesazhe me një aktore iraniane, zbulohet pse Brigitte goditi presidentin francez Emmanuel Macron

Bota

Shkëmbeu mesazhe me një aktore iraniane, zbulohet pse Brigitte goditi

Një libër i ri për çiftin presidencial francez ka rikthyer në vëmendje episodin që bëri xhiron e botës në maj 2025, kur Brigitte Macron u pa duke goditur me shuplakë presidentin Emmanuel Macron sapo dera e avionit presidencial u hap në aeroportin e Hanoi-t, në Vietnam.

Sipas gazetës franceze Le Figaro, redaktori politik i “Paris Match”, Florian Tardif, zbulon në librin e tij “Një çift (pothuajse) perfekt” se pas debatit qëndronin disa mesazhe në telefonin e presidentit francez.

Gazetari pretendon se Brigitte Macron kishte parë mesazhe që Emmanuel Macron shkëmbente me aktoren iraniane Golshifteh Farahani. “Ajo që ndodhi ishte se Brigitte Macron pa një mesazh nga aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, shkruan Tardif, duke shtuar se pretendimet i ka verifikuar përmes burimeve pranë çiftit presidencial.

Sipas tij, Macron kishte krijuar një “lidhje platonike” me aktoren për disa muaj dhe mesazhet kishin tone personale. “Mesazhet që më treguan ishin të stilit ‘je shumë e bukur’”, deklaron gazetari francez në një intervistë radiofonike.

Tardif tha gjithashtu se “presidenti francez kishte një lidhje dashurie platonike me aktoren për disa muaj. Ma kishin thënë këtë vazhdimisht. Mesazhet që më treguan ishin 

Ai shton se tensioni mes çiftit presidencial shpërtheu pikërisht në avion, pak çaste përpara zbritjes në Vietnam, moment që më pas u kap nga kamerat dhe u bë viral në të gjithë botën.

Në pamjet e publikuara në atë kohë, Brigitte Macron shihej duke vendosur duart në fytyrën e presidentit francez, ndërsa Macron tentonte të ruante qetësinë sapo kuptoi praninë e kamerave.

Pas publikimit të videos, Pallati Élysée fillimisht pretendoi se pamjet nuk ishin autentike. Më pas, bashkëpunëtorë të Macron folën për një “grindje normale çifti”, ndërsa një version tjetër zyrtar e përshkroi episodin si një moment “lojërash dhe relaksi” mes bashkëshortëve para nisjes së udhëtimit në Azi.

Sipas Tardif, stafi presidencial më vonë u pendua për mënyrën si e menaxhoi komunikimin publik të episodit, pasi për vite me radhë ishte krijuar imazhi i një çifti “perfekt” në publik.

ME TE LEXUARAT