Rëndohet bilanci i aksidentit të tramvajit në Portugali, shkon në 15 numri i viktimave
Tramvaji elektrik i Lisbonës del nga shinat, duke vrarë të paktën 15 persona dhe plagosur 20 të tjerë.
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga dalja nga shinat e një tramvaji elektrik në Lisbonë.
Sipas raporteve fillestare, një nga kabllot që mbështeste të automjetit u këput, duke shkaktuar rënien e tij dhe më pas u përplas në një nga ndërtesat ngjitur me shinat.
Funikulli, i cili lidh pjesën e poshtme të qendrës së kryeqytetit portugez me lagjen Barrio Alto, është mjeti më i popullarizuar i transportit për turistët. Ambulanca, zjarrfikësit dhe automjetet e Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.
Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, raportoi se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa pesë në gjendje të lehtë.
Zona qendrore është gjithashtu e mbushur me këmbësorë dhe klientë të lokaleve aty pranë. Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, në faqen zyrtare të internetit të Presidencës së Republikës, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella”, veçanërisht “për vdekjet dhe lëndimet e rënda”.
Trami del nga shinat, tre të vdekur në Lisbonë
Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas.
Aksidenti ka shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë dramatike, ku trami që transporton qytetarë dhe turistë, është shkatërruar thuajse plotësisht.
Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.
Në momentin e aksidentit, në trami kanë qenë 43 persona. Nuk dihet ende origjina e viktimave.
Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
Zyra e presidentit të Portugalisë ka reaguar përmes një deklaratë duke shprehur ngushëllime dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Trami historik në Lisbonë, i quajtur “Funikulari Gloria”, është një nga pamjet dhe atraksionet turistike më të famshme në Lisbonë. U hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.