U raportua se është vrarë nga Irani, ‘shfaqet’ Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe! (VIDEO)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas spekulimeve se mund të ishte vrarë.
Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetin social “X”, ai ka publikuar një video të tij teksa blen kafe në një lokal.
אומרים שאני מה? צפו >> pic.twitter.com/ijHPkM3ZHZ
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) March 15, 2026
Në video, Netanyahu shihet teksa merr kafen, e shijon dhe thotë se “po vdes për kafe”, duke ironizuar kështu kërcënimet me vdekje ndaj tij.
Ky reagim i tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nnga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pas mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Ushtarak, pati raportime se ai është vrarë.
Ai gjithashtu bashkëngjitur me pamjet shkruan: ‘Ata thonë se unë jam çfarë? Shiko.’
Rikujtojmë edhe njëherë se Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se do ta “ndjekë dhe do të vrasë” kryeministrin e izraelit.


