Video/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE-së: Këtu është Poloni, jo Bruksel

Bota

Video/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE-së: Këtu është

Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.

Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katoëice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.

“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, tha Brauni.

Pastaj, ai e spërkati flamurin me benzinë ​​dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit.

 

ME TE LEXUARAT