Naim Murseli përballet per herë te parë me vëllain e Liridonës, Leonardi jep deklaratën e fortë

Kosovë&Rajon

Naim Murseli përballet per herë te parë me vëllain e

Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku vëllai i saj, Leonard Ademaj, po dëshmon përballë Naim Murselit, i akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.Gjatë seancës, Leonard ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një “aferë tradhtie” që, sipas tij, kishte prekur motrën e tij, Liridonën, dhe e cila ishte një nga arsyet e tensioneve mes saj dhe Naim Murselit.

Biseda gjatë seancës ka pasur një përballje interesante mes dy të akuzuarve dhe dëshmitarit:Naim Murseli: “Kam një pyetje për Leonardin, a është ankuar ndonjëherë motra jote për mua, apo për raportin tonë?”

Leonard Ademaj: “Jo, nuk është ankuar, përveç, me aq sa mbaj mend, ajo e kishte prekur shumë një aferë tradhtie të Naimit, por ajo vetë e kishte zgjidhur.”Naim Murseli: “Ju thatë më herët Leonard që kinse unë kam qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen. Sa orë ka qenë kjo vizitë, e panjohur për mua?”

Leonard Ademaj: “Orën nuk e di, një punonjëse në morg më tha që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.”Naim Murseli: “Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 tetor, a kemi shkuar së bashku në Budva, për ta festuar ditëlindjen time, unë ti, bashkëshortja ime, bashkëshortja jote dhe fëmijët tanë?”

ME TE LEXUARAT