Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend
Lajmifundit
/
26 Tetor 2025, 12:32
Kosovë&Rajon

Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenim, qeveria “Kurti 3” nuk është formuar.
Pas prezantimit të kabinetit të tij qeverisës dhe planit në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të diel, Kurti nuk ka arritur dot të bindë pjesën dërmuese të Kuvendit.
Kështu, Kosova duket se është drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk ka arritur dot të formojë qeveri.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme


