Përparim Rama dhe Lutfi Haziri nga LDK do marrin pjesë në mitingun e Tiranës
Lajmifundit
/
16 Tetor 2025, 22:01
Kosovë&Rajon
Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen mitingut në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, i cili mbahet në Tiranë të premten.
Të dy përfaqësuesit e lartë të LDK-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen tek komisioni organizator.
Pas kësaj, vetëm Vetëvendosja në Prishtinë dhe Partia Demokratike në Tiranë mbeten partitë që refuzojnë të mbështesin protestën. Kujtojmë që Partia Demokratike pretendon se është aleate me LDK-në, por së fundmi ajo realisht është afruar me Vetëvendosjen.