Balluku në krye, kush janë drejtuesit e fushatës së PS në Tiranë sipas njësive, EMRAT
Në takimin e dites se sotme me krerët e PS-së, Edi Rama ka ndarë detyrat më fushatën në Tiranë.
Pak minuta me pare, ka përfunduar mbledhja e socialistëve e mbajtur në funksion të fushatës për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë.
Pas mbledhjes ku u ndanë ‘detyrat’, deputetët dhe ministrat shihen të buzëqeshur në fotot e shkrepura nga media.
Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat.
Në krye të piramidës qëndron Belinda Balluku ndërsa ministra, deputetë dhe ish-deputetë do të bashkëdrejtojnë fushatën në njësi të ndryshme.
Mes emrave bie në sy përjashtimi i Elisa Spiropalit, e cila nuk hyn në të preferuarit e njerëzve të Belinda Ballukut.
Lista si më poshtë:
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)