Berisha: McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij

Politikë

Berisha: McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një konferencë për shtyp ku komentoi publikimin e dosjes McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një aferë që vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare.

Sipas tij, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, pjesë e të cilit është publikuar, zbulon një lidhje të ngushtë mes kryeministrit Edi Rama, këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe një konglomerati energjetik kinez, duke e përfshirë kryeministrin në një aferë korruptive dhe spiunazhi të rëndë.

Berisha: Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale.
Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij. E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani. Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha.

A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.

Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?
Edhe kjo kërkon përgjigje. Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi. Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër.

 

 

ME TE LEXUARAT