Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës, vritet ish-këshilltari bashkiak, plagoset ish-anëtari i grupit kriminal

Aktualitet

Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës,

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër ku ka viktima dhe te plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës,

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Armando Pali, ndërsa është plagosur Erogen Vaso, alias Erogen Brajoviç dhe kamerieri i lokalit dhe një grua.

Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës,
Armando Pali, i vrare ne Shkoder

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali.

Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë.

Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër.

DYSHIMET PER AUTORIN E NGJARJES

Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia njoftim per ngjarjen:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT