Prekëse/ U vdiq në aksident, 2 vajzat në Fier shkojnë në ditën e parë të shkollës pa babanë, shoqërohen vetëm nga nëna

Aktualitet

Prekëse/ U vdiq në aksident, 2 vajzat në Fier shkojnë

Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.

Në këte ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa , nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë. Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “ Jakov Xoxa”  për të nisur rrugëtimin e dijes.

Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja. Sakaq, mesojme se rreth 13 mijë nxënës u rikthyen në shkollë në gjithë territorin e qarkut te Fierit, rreth 900 fëmijë u ulën për herë të parë në banka.

Megjithatë, statistikat tregojnë për një ulje të numrit të nxënësve në Patos, me 110 nxenes me pak krahasuar me vitin e kaluar.  Rënie ka edhe në Roskovec, me 50 nxenes me pak se vitin e kaluar. Shkolla 9-vjeçare “Jorgo Sopiku” në Luar është shndërruar këtë vit në shkollë vartëse. Situata paraqitet edhe më problematike në Mallakastër, ku në klasën e parë janë ulur vetëm 64 nxënës, nga 93 që ishin një vit më parë.

ME TE LEXUARAT