Kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për Ilir Metën
Është zhvilluar seanca në Apelin e GJKKO-së për Ilir Metën, i cili kërkoi lirinë nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor. Pas mbylljes së seancës, togat e zeza në Apel u tërhoqën në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim.
Në përfundim Apeli i GJKKO-së vendosi që të lërë pas hekurave ish-presidentin e vendit.
Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.
Në ankimimin e dorëzuar në Apel, Meta dhe avokatët e tij e cilësojnë këtë vendim të pajustifikuar, duke argumentuar se hetimet janë tashmë të përfunduara dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet e tyre.