"10 vite burg për ndërtimet pa leje..."/ Ministri Manja për Kodin e ri Penal: Funksionarët publikë rrezikojnë...

Politikë

"10 vite burg për ndërtimet pa leje..."/ Ministri Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se në Kodin e ri Penal, do propoziohet një dënim i ashpër për ata që ndërtojnë pa leje. Në një aktivitet për prezantimin e paketës me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Manja deklaroi se do propozohet që nëse ndërtimi pa leje kryehet nga një person me funksion publik, dënimi të jetë 3 deri në 7 vite burg.

Ndërkohë, nëse ndërtimi i paligjshëm kryehet në zona të mbrojtura, dënimi do jetë 5 deri në 10 vite burg. Kodi i ri penal, nami me kritika në rrjetet sociale për draftin me 952 nene, por shumë pak e sfidojnë zyrtarisht.

“Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht. Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg. Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Nëse zënia e tokës kryhet në një tokë brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite.”-u shpreh Manja.

Ai shtoi se parashikohen ndëshkime edhe për punonjësit e administratës, madje shkeljet e tyre janë ngritur në nivelin e një vepre penale.

“Do të konsiderohet shkelje shumë e rëndë dhe do të sjellë si pasojë largimin nga puna, dhe punonjësit do t’i ndalohet të punojë në institucione publike për një periudhë 7-vjeçare. Kategoria e punonjësve publikë është shumë e gjerë, përfshin gjithë kategorinë e nëpunësve publikë që kanë kompetenca dhe detyra specifike në zhvillimin e territorit,” tha ai.

ME TE LEXUARAT