Wiz Air sjell avionin e 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shënon zgjerimin e madh me katër linja të reja

Trending

Wiz Air sjell avionin e 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të

Avioni i 14-të bazohet në Tiranë
- Katër destinacione të reja dhe rritje të frekuencave në katër qytete evropiane
- Mbi 500 mijë vende shtesë në vit, më shumë se 35 vende pune direkte nga Wizz Air dhe mbi 350 vende pune të tjera në industrinë mbështetëse

Tiranë, 9 Shtator 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Ky zhvillim forcon më tej pozitën e Wizz Air në treg dhe thekson partneritetin e ngushtë me aeroportin.

Duke filluar nga Marsi 2026, Wizz Air do të bazojë avionin e saj të 14 Airbus A321neo në Tiranë, duke mundësuar më shumë kapacitet për përmbushjen e kërkesës në vend për fluturime.

Ndërkohë, Wizz Air lajmëroi edhe hapjen e katër destinacioneve të reja europiane:

Tiranë – Tenerife (Spanjë): 2 herë në javë (E enjte, E diel) nga 14 Dhjetor 2025
Tiranë – Stokholm Arlanda (Suedi): 4 herë në javë (E hënë, E mërkurë, E premte, E diel) nga 2 Mars 2026
Tiranë – Këln (Gjermani): 3 herë në javë (E martë, E enjte, E shtunë) nga 16 Dhjetor 2025
Tiranë – Billund (Danimarkë): 2 herë në javë (E martë, E shtunë) nga 3 Mars 2026
Gjithashtu, do të ketë rritje të frekuencave në katër linja ekzistuese nga Tirana:

Milano Malpensa: nga 16 në 21 herë në javë
Bruksel: nga 11 në 14 herë në javë
Torino: nga 9 në 11 herë në javë
Berlin: nga 7 në 9 herë në javë
Me këtë zgjerim, Wizz Air do të operojë 57 destinacione drejt 17 shteteve nga Tirana, duke ofruar më shumë zgjedhje për pasagjerët shqiptarë dhe duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Europën.

Wiz Air sjell avionin e 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të

Piotr Trawka, Drejtor Komercial për Evropën Perëndimore dhe Jugore u shpreh:
“Dita e sotme shënon një tjetër arritje në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Vendosja e avionit të 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe nisja e 4 destinacioneve të reja, thekson përkushtimin tonë për t’i ofruar pasagjerëve shqiptarë akoma më shumë opsione të leverdisshme udhëtimi si dhe destinacione emocionuese. Me rrjetin më të madh ndonjëherë në Shqipëri, jemi krenarë që forcojmë bashkëpunimin me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe kontribuojmë në rritjen e Shqipërisë si një qendër rajonale e aviacionit. Një ftesë për të gjithë shqiptarët për t’u bërë gati për udhëtimin e radhës.”

Wiz Air sjell avionin e 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të

Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Mbërritja e avionit të 14 në TIA përbën një hap të rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve tona, duke na mundësuar të përgjigjemi me sukses ndaj rritjes së vazhdueshme të kërkesës në tregun lokal dhe rajonal. Së bashku me Wizz Air po forcojmë tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja, ndërsa ofrojmë destinacione të reja për pasagjerët. Ky zhvillim konfirmon rolin e TIA si një partner i besueshëm, i cili vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve.”

Që prej nisjes së operacioneve në 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milionë pasagjerë drejt dhe nga Shqipëria. Ky zhvillim i sotëm rikonfirmon angazhimin e përbashkët të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air për të bërë udhëtimin ajror më të aksesueshëm, të qëndrueshëm dhe të këndshëm për të gjithë pasagjerët.

Wiz Air sjell avionin e 14 në Aeroportin Ndërkombëtar të

ME TE LEXUARAT