“Zjarrvënia është vrasje”/ Rama ngre tonet: Krim me paramendim, rrezikohen jetë

Politikë

“Zjarrvënia është vrasje”/ Rama ngre tonet: Krim me

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra.

Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë.

Edi Rama: Dënimet për zjarr duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje. S’mund të jetë 5-10 vite dënimi për zjarrin në një zonë pylli të mbrojtur. Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës.

Kjo është vrasje me paramendim, se së bashku me pyllin, të ikën edhe shtëpia. Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor për çlirimin e hapësirave publike, nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë, jo thjesht ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni.

E di që ka shumë njerëz që thonë kjo do të jete si makthi i një nate vere, por jo. Kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje. Nuk ka ‘Shqipëria 2030 në BE’ me ndërtime pa leje që bllokojnë komunitete banorësh pa hyrë dhe pa dalë.

ME TE LEXUARAT