Burgu 313 si Big Brother, Safet Bajri surprizohet për ditëlindje me parashutë
Lajmifundit
/
9 Shtator 2025, 17:18
Soft
Safet Bajri, një emër i njohur në Shkodër po jo vetëm, ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun “313”.
Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës. Siç shihet edhe në pamje, një parashutë me mesazhe mbështetëse i është dërguar në qeli Bajrit.
“Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje“, shkruhej në mesazhin drejtuar personazhit të krimit.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Ai akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale në qarkun e Shkodrës, kryesisht për shkak të sagës së hakmarrjes me fisin e Licajve.