Viti i ri shkollor, Rama: 26.500 nxënës të klasave të para nisin sot rrugën e bukur të dijes
Lajmifundit
/
8 Shtator 2025, 08:52
Aktualitet

Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka uruar suksese rreth 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollës, me rinisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026.
Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se 26.500 nxënës të klasave të para nisin sot rrugën e bukur të dijes.
“MIRËMËNGJES ???? dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë ????”, shkroi kryeministri Rama.