Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend! Shkak kuota gjinore

Politikë

Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen

Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.

Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.

E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.

Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.

Xhemal Qefalia, deputeti i PS-së, që në 11 maj garoi në listën e hapur të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, ka mbetur po ashtu jashtë Kuvendit, për të njëjtat arsye.

 

BERAT

Ikën Julian Zyla 4598 vota

Vjen Hatixhe Konomi 3366

DURRËS

Ikën Ilir Ndraxhi 3681

Vjen Etleva Budini 1773

KORÇË

Ikën Arian Jaupllari 5022

Vjen Besa Spaho 5012

 

 

ME TE LEXUARAT