Trump dërgon dhëndrin në Tiranë! Zbardhen detaje, ja pse Jared Kushner do të takohet me Ramën!
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën më 17 Maj.
Sipas anxhendës së programit “Invest in a connected Europe”, Jared Kushner do të mbajë një fjalim në Tiranë, ku do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.
Fjalimi është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit. Sipas axhendes, fjalimi i dhëndrit të Donald Trump do të pasohet nga fjala e kryeministrit Edi Rama. Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj.
Nuk bëhet ende me dije nëse Kushner do të jetë fizikisht në Tiranë, apo do të përshëndesë punimet e konferencës virtualisht.