Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit, zbardhet arsyeja pse!

Bota

Tensione në Eurovision! Ndërpritet prova e Izraelit, zbardhet arsyeja

Tension në arenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, ku gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësuesit të Izraelit, Yuval Raphael, pas ndërhyrjes së protestuesve pro-palestinezë.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur disa persona me flamuj të Palestinës dhe fishkëllima hynë në arenë gjatë provës zyrtare. Sipas deklaratës së transmetuesit publik zviceran SRG SSR, “gjashtë persona, mes tyre edhe një familje, penguan provën duke protestuar.

Stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë dhe i largoi nga salla”.

Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit dhe stafin për mirëkuptimin dhe konfirmuan përkushtimin e tyre ndaj një mjedisi të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku respektohen të gjithë.

Pjesëmarrja e Izraelit këtë vit ka qenë objekt debatesh dhe thirrjesh për përjashtim për shkak të luftës në Gaza. Yuval Raphael, përfaqësuesja izraelite, është një e mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1.200 persona, fakt që ka nxitur diskutime të mëtejshme rreth pjesëmarrjes së saj.

ME TE LEXUARAT