Lajmi i trishtë nga QSUT! Ndahet nga jeta mjeku i njohur, pediatri Bashkim Nezaj, ishte në krye të detyrës

Aktualitet

Lajmi i trishtë nga QSUT! Ndahet nga jeta mjeku i njohur, pediatri Bashkim

Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte nga Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj, i cili ka shërbyer në këtë profesion prej 20 vitesh, është ndarë papritur nga jeta teksa ndodhej në krye të detyrës.

Në një njoftim të dhënë nga QSUT, bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

Reagimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj. Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve.

Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e Pediatrisë, duke u bërë shembull i humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të.

Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë.

Bashkim Nezaj njihej per humanizmin e larte dhe profesionalizmin e pashoq ne trajtimin e problematikave me te cilat perballej ne sherbimin e Pediatrise.

Ai iu eshte gjendur dhjetera mijera femijeve dhe familjeve te tyre ne momente te veshtira duke ofruar zgjidhjet me te mira mjekesore me komunikim model dhe profesionalizem te larte.

ME TE LEXUARAT