Makina përplas tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Sport

Makina përplas tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13

Një incident tronditës ndodhi pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona në Spanjë (e cila filloi me vonesë), kur një makinë u përplas me tifozët e Espanyol pranë stadiumit.

Të paktën 13 persona u plagosën dhe disa prej tyre u dërguan në spital.

Shoferi është arrestuar.

Në videot e ngarkuara në rrjetet sociale, shoferi shihet duke tejkaluar shpejtësinë dhe duke përplasur tifozët që ishin përreth automjetit.

Madje duket se, përpara se shoferi të shtypte gazin, tifozët e Espanyol sulmuan automjetin e tij dhe thyen xhamin e pasmë të mjetit.

ME TE LEXUARAT