Foto/ Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian!
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto nga kryeqyteti.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian”, ka shkuar ajo, ndërsa shton se ky takim është i pari në Ballkanin Perëndimor, të cilin e ka cilësuar si simbol të fuqishëm për Shqipërinë.
Axhenda:
Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti. Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez.