Berisha nga Brukseli: Zgjedhjet ishin farsë totale! Shteti bleu vota me para, punësime dhe krim...

Politikë

Berisha nga Brukseli: Zgjedhjet ishin farsë totale! Shteti bleu vota me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë.

ME TE LEXUARAT