KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik! Ja kur do të rinisë numërimi i votave të Diasporës!
Hapja e mbi 53 mijë zarfeve të ardhura nga Greqia është kthyer në problemin më serioz të procesit të numërimit nga Diaspora. Aktualisht të gjitha votat nga vendi fqinj janë të ndara veçmas.
KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga ky vend. Pra, vëzhguesit nuk do të kenë mundësi të jenë të prënishëm në numërimin e votave të Diasporës në Parkun Olimpik, përjashtuar ato ndërkombëtarë.
Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga Greqia duhet të numërohen njësoj si të gjitha ato të ardhura nga Diaspora, ende nuk ka nisur ky proces, pavarësisht se duhej të kishte filluar pas zbardhjes së vendimit.
KQZ do ta shqyrtojë nesër në orën 9:30 se çfarë duhet të bëjë në lidhje me votat e Greqisë, kjo pas kërkesës së Partisë Socialiste, teksa PD i ka kontestuar.
"Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite: Çështje për shqyrtim rishtazi:
1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë", njofton KQZ.