Video/ Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Portugalisë 'rrëzohet' në duart e badigardëve gjatë një tubimi!

Bota

Video/ Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Portugalisë, Chega, u rrëzua sot gjatë një tubimi zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës dhe u dërgua në spital, vetëm dy ditë pasi pësoi një episod të ngjashëm në një tjetër aktivitet të partisë.

Në një video të bërë gjatë tubimit në Odemira, në jug të Portugalisë, dhe që qarkulloi në internet, shihet André Ventura, 42 vjeç, duke mbajtur gjoksin dhe duke u përpjekur t’i zgjidhë kravatën, përpara se të rrëzohet në krahët e asistentëve të tij, të cilët po e largojnë nga vendi i ngjarjes.

Ventura ishte liruar nga një spital në Faro vetëm dje, të mërkurën, pas një episodi të ngjashëm.

Spitali njoftoi se ai vuante nga një spazmë ezofageale e shkaktuar nga refluksi gastroezofageal dhe se kishte tension të lartë të gjakut.

 

ME TE LEXUARAT