HABIT me deklaratën, e dyta më e votuara për PS në lista e hapura, Sara Mila: Kam punuar që të arrij deri këtu
Kandidatja e dytë më e votuar e PS-së në mbarë vendin Sara Mila tha se kishte punuar shumë që të arrinte deri këtu ku është sot, duke u zgjedhur deputete.
Në një intervistë, Mila, e cila u rendit menjëherë pas Blendi Gonxhes me 18626 vota në Qarkun e Elbasanit tha se kishte ëndërruar për këtë ditë ndërsa premtoi se fitorja e saj do shpërblehet për qytetarët e Elbasanit.
“Kam përshtypjen se është hera e parë që derdh lot në këtë fushatë sepse është jashtë çdo imagjinate dhe unë kam punuar shumë që të arrij këtu ku jam sot, kam ëndërruar shumë dhe kam ecur përpara me një vullnet dhe një pasion të jashtëzakonshëm dhe dua që kjo fitore e ime patjetër që do shpërblehet për të gjithë qytetarët e Elbasanit” – tha Mila.