“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë! Ja sa shkon!

Sport

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit. Zgjidhni tribunën e stadiumit. Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës. Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit. Afatet dhe procesi i përzgjedhjes: Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj. Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025. Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme. Çmimet e biletave variojnë nga 2 mijë lekë deri ne 50 mijë lekë në sektorin 104. 

ME TE LEXUARAT