Starmer pyetet për viza punësimi për shqiptarët, ja si përgjigjet kryeministri i Anglisë

Politikë

Starmer pyetet për viza punësimi për shqiptarët, ja si

Kryeministri Keir Starmer në Tiranë foli për një bashkëpunim të suksesshëm Shqipëri-Britani e Madhe më përballjen me emigracionin ilegal.

Por nuk dha një përgjigje kur pyet nga gazetari Muhamed Veliu se sa mundësi ka qeveria e tij të rrisë kuotat për viza punësimi sezonale për qytetarët shqiptarë e kështu për të shmangur trafikimin e tyre me gomone.

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Starmer:

"Ajo çfarë diskutuam ishte efektiviteti i atyre bashkëpunimeve që kemi bërë për këto 2-3 vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave siç ju e përmendët, nga 12.000 në një ulje prej 94% dhe diskutim se si kjo punë përmes kësaj skuadre të përbashkët, mund t shtrihet në vende të tjera të rajonit dh si mund ta bëjmë këtë më efektive.

Po kështu diskutuam duke dalë nga takimi sot paradite, si të punojmë së bashku edhe për çështje të aktiviteteve të tjera kriminale ndërkufitare dhe si ekipi ynë të ndajë jo vetëm elementë operative por dhe informacion inteligjence.

Ky model i veçantë ka qenë më efektivi dhe kryeministri dhe unë mendojmë njësoj në kuptimin që nuk preferojmë të flasim për problemin dhe t’i biem rreth e rrotull herë pas here por të përveshim mëngët, të punojmë e ta zgjidhim atë. Në fakt ky është qëllimi task forcës, një organ operativ dhe në fakt është një punë që jemi mjaft të prirur ta mbështesim dhe një shembull për të tjerët".

ME TE LEXUARAT