Çfarë e nervozoi kreun e KQZ-së? Celibashi “kapet” me gazetarët: Do të bësh pyetje që duhen bërë apo...

Politikë

Çfarë e nervozoi kreun e KQZ-së? Celibashi “kapet”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se numërimi ka rifilluar në KZAZ në Kashar ku dhe gjatë pasdites së sotme pati një konflikt mes socialistëve për shkak të një flete votimi në të cilën ishin votuar dy kandidatë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vlefshmërinë e asaj vote, kreu i KQZ u përgjigj shkurtimisht duke thënë që nuk ka rëndësi. Ndërkohë që më tej u “kap” dhe me gazetarët të cilët vijuan pyetjet, nga të cilat mesa duket Celibashi “u bezdis”.

“Nuk dua ta bëj këtë diskutim këtu, nuk ka asnjë vlerë kjo. Fleta në tavolinë ishte. Do të bësh pyetje që duhen apo? Kam përshtypje që po të përgjigjem në mënyrë serioze për gjëra serioze”, tha Celibashi.

“Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojnë çështjen e vëzhgimit nga përfaqësues të partive politike dhe subjekte. Është pa vëzhgues, përveç ndërkombëtarëve. Ju do jeni prezentë, sa jeni ju jemi të gjithë në rregull”, shtoi më tej.

ME TE LEXUARAT