“Jemi pranë marrëveshjes bërthamore”, Trump optimist, Irani: Ende nuk janë tejkaluar pengesat

Bota

“Jemi pranë marrëveshjes bërthamore”, Trump optimist,

Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje bërthamore me Iranin. Këtë e tha presidenti amerikan Donald Trump, sipas të cilit Teherani duket se ka pranuar kushtet e propozuara.

"Irani në një farë mënyre ka rënë dakord me kushtet, e nuk do të bëjë, atë që unë e quaj në mënyrë miqësore, pluhur bërthamor.

Ne nuk do të bëjmë pluhur bërthamor në Iran. Jemi treguar të fortë. Dua që ata të kenë sukses. Dua që ata të bëhen një vend i shkëlqyer", tha Trump.

Një burim iranian, i afërt me negociatat tha se kishte ende pengesa për t’u tejkaluar në bisedimet me SHBA. Çmimi i naftës ra me rreth 2 dollarë të enjten, mes pritshmërive për një ujdi bërthamore SHBA-Iran që mund të rezultojë në lehtësim të sanksioneve.

Bisedimet e fundit mes negociatorëve iranianë dhe amerikane u mbyllën në Oman të dielën me negociata të reja të planifikuara për me tej.

ME TE LEXUARAT