Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Politikë

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur,

Sot 22 prill, që shënon edhe Ditën e Tokës, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri kanë nisur nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.

Në aktivitet mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi rëndësinë e edukimit mjedisor jo vetëm në programet mësimore, por edhe në aktivitetet pas shkolle, përmes lojës dhe praktikave që i afron fëmijët me natyrën.

“Edukimi mjedisor është pjesë e rëndësishme e programit pas shkolle… mbillni lule, luani dhe mësoni,” u shpreh Kumbaro, duke shtuar se nxënësit janë ata që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u bëri thirrje fëmijëve të bëhen “ambasadorë” të biodiversitetit të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe pasurive të saj.

ME TE LEXUARAT