Edi Rama reagon nga Armenia për aksidentin në Durrës: Tragjedi e pangushëllueshme, Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël!

“Tragjedi e pangushëllueshme”. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama aksidentin e rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Në një reagim në platformën X, Rama shkruan se e ka marrë lajmin sapo ka mbërritur në Erevan të Armenisë , ku ndodhet për takimin e Komunitetit Politik Europian.
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.


