Arrestimi i Ervin Matës/ Gazetarja ndan detaje nga procedura e ekstradimit: Brazili vendos!

Aktualitet

Arrestimi i Ervin Matës/ Gazetarja ndan detaje nga procedura e ekstradimit:

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia, Ervin Mata, është vënë në pranga në Brazil, nën akuzën për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Lidhur me këtë zhvillim, gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin “Shqipëria Live”, duke shpjeguar hapat që pritet të ndiqen për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, si dhe procedurat ligjore që do të zbatohen nga autoritetet braziliane dhe ato shqiptare.

“Çfarë do të bëj SPAK? Hapi i parë hidhet me Prokurorinë e Posaçem, sepse kjo e fundit e ka shpallur në kërkim Ervin Matën për trafikimin e kokainës në Europë. Por duhet parë një herë nëse Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin. Do të jetë vetë Brazili që do të kontrollojë kartelën e Ervin Matës.

Nëse Ervin Mata do të ketë probleme me Brazilin, atëherë Brazili do të vendosë nëse Mata do të përballet me drejtësinë e tij dhe më pas ta ekstradojë në Shqipëri. Është SPAK që hedh hapin e parë që nis procedurat për këtë shtetas.

Do të shihet nëse do të bëhet me ekstradim apo me marrëveshje reciproke. Për çështje orësh, SPAK do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës”, tha gazetarja.

ME TE LEXUARAT