Rogerti do prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Tensione mes banorëve

Showbiz

Rogerti do prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Tensione mes

Mbrëmjen e sotme, shtëpia e “Big Brother VIP 5” do të presë dasmën mes banorëve Brikena dhe Mateo, një nga momentet më të pritura të këtij edicioni.

Ceremonia u konfirmua përmes një zarfi të bardhë që mbërriti mëngjesin e kësaj të hëne, por duket se atmosfera para eventit është larg qetësisë.

Para organizimit të dasmës, banorët janë përfshirë në debate të forta, ku në qendër ka qenë Rogerti. Ai paralajmëroi se prania e tij nuk do të jetë e zakonshme dhe se kishte ndërmend të ndërhynte gjatë ceremonisë.

“Mateo dhe Brikena lidhin kurorë… kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”, u shpreh Rogerti. Mateo iu kundërpërgjigj me vendosmëri: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.

Debati mes tyre vazhdoi me tone të forta, duke shtuar tensionin dhe dyshimet se situata mund të dalë jashtë kontrollit gjatë mbrëmjes.

Mateo ka treguar se nuk do të lejojë ndërhyrje dhe se ceremonia duhet të zhvillohet sipas planit, ndërsa Rogerti premtoi një “super fjalim” që mund të përplasë banorët.

ME TE LEXUARAT