Alarm për përdoruesit e Chrome: Bëni menjëherë përditësimin

Teknologji

Alarm për përdoruesit e Chrome: Bëni menjëherë

Përdoruesit e Google Chrome po përballen me një paralajmërim serioz sigurie, pasi është zbuluar një problem i rëndësishëm që mund të shfrytëzohet nga hakerët. Kompania Google ka publikuar një përditësim të ri që rregullon disa dobësi, përfshirë edhe një nga më të rrezikshmet.

Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “zero-day”, që do të thotë se kjo dobësi është përdorur tashmë për sulme reale ndaj përdoruesve.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se në raste të tilla, rreziku është më i lartë pasi sulmet ndodhin para se shumica e njerëzve të kenë bërë përditësimin.

Për këtë arsye, përdoruesve u kërkohet të rinisin shfletuesin dhe të kontrollojnë menjëherë nëse kanë versionin më të fundit.

Përditësimi zakonisht instalohet automatikisht, por rinisja e aplikacionit është e nevojshme që ai të hyjë në fuqi.

Specialistët theksojnë se mos-përditësimi mund të lërë hapësirë për ndërhyrje në të dhënat personale, përfshirë fjalëkalime apo informacione të ndjeshme.

Përveç përditësimit, rekomandohet edhe shmangia e hapjes së faqeve të panjohura ose linkeve të dyshimta.

Ky është një tjetër rast që tregon rëndësinë e përditësimeve të rregullta, sidomos për programet që përdoren çdo ditë si shfletuesit e internetit.

ME TE LEXUARAT