A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans? Olta Sheta HABIT me përgjigjen

Showbiz

A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

Nëse Selin do t’ia jepte shansin Mirit për të patur diçka më shumë, mendon që Miri do e kishte lënë gruan? Le të bëhem brutal fare.

Kjo do ishte një diçka që nuk ka ndodhur në asnjë Big. Do ishte diçka shumë e re. Të tregohem e sinqertë? Me Mirin që shoh, 100 për qind

Do e kishte lënë gruan?

Po, patjetër.

Pse?

Nga njëra anë, Miri ka qenë i martuar, po si me del kjo nuk e kuptoj, si ka mundësi.

Të flet subkoshienca pra, nuk e quan të martuar. Mos e ka lënë gruaja dhe ne nuk dimë gjë?

Se dimë, nuk mund të flasim. Meqë Miri është një burrë i martuar, do ishte mirë që ai i pari të mos e pranonte krevatin.

Imagjino të kesh një grua xheloze të ha shpirtin për një mesazh, jo më të flesh me një tjetër.

Po edhe një grua sado tolerante të jetë, sado ta njohë mirë partnerin e vet, është diçka e brendshme që të dhemb duke parë partnerin tënd duke fjetur.

Më ka bërë shumë përshtypje kjo që thonë që gruaja e Mirit është gjermane dhe gjermanët janë liberal. Nuk mendoj që gjermanët janë aq liberal, përkundrazi janë striktë.

Tolerant deri në atë pikë nuk mund të jesh. Nëse ka mbaruar lidhja, pasioni, atëherë po. Në momentin që ka mbaruar ajo lidhje, pasioni, atëherë mund të jesh tolerante që të bëjë ça të dojë.

Ti thua se ka mbaruar raporti i Mirit dhe bashkëshortes dhe i mban respekti i vajzës?

Patjetër. Unë e shoh në marrëdhënien time. Nëse unë partnerin tim do e lejoja të bënte ato që ka bërë Miri, do të thotë që marrëdhënia ka përfunduar. Ama do e deklaroja.

I mban respekti?

Thjesht për hir të vajzës, e kupton? Jo gjermane të jetë ajo, po të sillen nga çdo vend i botës, njerëz janë dhe ata, pse janë gjermanë dhe kanë ndonjë gjë më shumë se ne. Kur nuk ka ndjenjë, ka tolerance. Kur ka ndjenjë, tolerancë do ketë por jo deri në atë pikë, të flejë me vajzën e huaj për hir të lojës. Ato lekë nuk më duhen fare./“Live From Tirana”

 

ME TE LEXUARAT